Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Poliçan – Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. U., 22 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi L. U., 18 vjeç, të dy banues në Poliçan. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë shtetasit A. I., 15 vjeç, banues në Poliçan, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim E. D., 35 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 20 vjeç, pasi në lagjen Sharrë, ka tentuar të vjedhë një biçikletë në ambientet e banesës së shtetasit A. Xh. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Ll., 43 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë janë dëmtuar tre pasagjeret në mjet, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë; F. D., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. Më datë 18.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P. A., 27 vjeç, pasi në Laprakë, në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë në trup, kunatin e tij, shtetasin D. Z., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 2 numri i të arrestuarve. Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Fier – Zbardhet dhe dokumentohet me prova vrasja e shtetasit Sh. K., ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët e dyshuar të ngjarjes kriminale. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier, në koordinimin nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve. Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë; E. Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë dhe S. alias R. C., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së. Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 14 janë arrestuar dhe 39 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 3 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 1 në Tiranë, ku autori është shpallur në kërkim dhe 1 në Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje: 2 në Tiranë, me 1 autor të shpallur në kërkim dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste: 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, 2 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë të shpallur në kërkim.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 raste aksidentesh, me 6 të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 3 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Shkodër.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.