Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 shkurt 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Dibër – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet një rast në Maqellarë, ku një shtetas, në ambientet e lokalit dyshohej se ushtronte këtë veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen 4 pajisje elektronike, procedohet penalisht posedeuesi i tyre, njëkohësisht pronar i lokalit. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, u konstatua se në lokalin e shtetasit Sh. M., në Maqellarë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në përfundim të veprimve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Sh. M., 58 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Kukës – Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohet një paisje minigaminator. Efektikët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë vijuar punën për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke ushtruar kontrolle në 20 lokale. Gjatë kontrolleve u konstatua një rast në qytetin e Bajram Currit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua një pajisje minigaminator, e cila shërbente për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e veprimtarisë kriminale dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 129, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin A. D. (përfaqësues i një shoqate), pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe i fton ata të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Maliq – Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik. Njëkohësisht ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. B., kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, e kanë ndëshkuar me masën administrative 5.000.000 lekë. Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasja Z. B., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit që ajo administron, duke shkelur Aktin Normativ. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Maliq – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, pas publikimit të një videoje në një media sociale, ku shfaqet një shtetas duke kryer qitje me një armë zjarri tip pistoletë, në një terren malor të papërcaktuar si vend dhe si kohë, referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Divjakë – Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorët e dy lokaleve që lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësues i një subjekti politik, në kundërshtim me Aktin Normativ, kishte organizuar dhe zhvilluar aktivitete duke krijuar grumbullime personash, në ambientet e dy lokaleve në Divjakë dhe në Çermë-Sektor, përkatësisht me administratore shtetasen E. M., dhe shtetasin Sh. A., ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë secilin prej administratorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

DVP Berat – Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.  Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit B. R., 27 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impuseve telefonike”. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit D. H., 33 vjeç, banues në fshatin Remanicë Berat. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. K., 29 vjeç dhe T. K., 26 vjeç, banues në Poliçan. Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Rruga e mesit” Poliçan, kanë goditur me grushte shtetasin H. M., 29 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë shef ekipi pranë OSHEE-së. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Shkodër – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas, në lagjen “Ahmet Haxhija ”Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.  Gjatë tentativës për tu larguar, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e mjetit një qese me një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. Rr., 52 vjeç, banues në fshatin Berdicë Shkodër, për veprat penale ”Kanosja”, ”Shkatërrimi i pronës” dhe ”Prishja e qetësisë publike”, pasi gjatë një konflikti me shtetasin N. N., e ka kanosur atë me një armë gjahu që e mbante me leje, si dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të tij. Po nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flgrancë i shtetasit D. Th., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.  Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12-vjeçares). Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.  Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Gj., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. T., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. H., 18 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. K. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një aparati celular në mjetin e shtetasit K. Rr.  Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. M., 47 vjeç, O. B., 30 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 67 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar,15 janë arrestuar dhe 44 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Kukës, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste: 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 6 raste, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Tiranë, 2 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 2 në Shkodër.

Janë evidentuar 4 rast të “Mashtrimi”, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Trafikimi i mjeteve motorike”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Përndjekja”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje a armëve të gjuetisë dhe sportive”, në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit,

Në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 6 raste aksidentesh, me 10 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 3 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.