Shkodër – FNSH Shkodër i ka ardhur në ndihmë një familjeje të prekur nga COVID-19, e cila ishte izoluar në banesë për shkak të motit të keq

FNSH Shkodër, paraditen e sotme, i ka ardhur në ndihmë një familjeje të prekur nga COVID-19, e cila ishte izoluar në banesë për shkak të motit të keq.
Ekipi i kërkim-shpëtimit i Repartit NSH Shkodër ka evakuuar anëtarët e kësaj familjeje, midis tyre dhe një fëmijë paraplegjik, të cilët ishin bllokuar nga sasia e madhe e ujit në lagjen Perash.