Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit
B. R., 27 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impuseve telefonike”.
Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit D. H., 33 vjeç, banues në fshatin Remanicë Berat.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
————
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. K., 29 vjeç dhe T. K., 26 vjeç, banues në Poliçan.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Rruga e mesit” Poliçan, kanë goditur me grushte shtetasin H. M., 29 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë shef ekipi pranë OSHEE-së.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.