Tiranë – Qëlloi me armë zjarri në ajër, në gjendje të dehur, identifikohet në kohë rekord dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme

Qëlloi me armë zjarri në ajër, në gjendje të dehur, identifikohet në kohë rekord dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative se në rrugën “Hysen Kaleshi”, tek Bregu i Lumit, një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e shtetasit D. P., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ky shtetas ka qëlluar në ajër.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.