Tiranë – Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J(E). R., 26 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur biçikletën e shtetasit Q. D. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua biçikleta.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. M., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmin seksual”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
G. Sh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me deme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.