Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 182 shtetas, nga këta: 53 janë të arrestuar, 6 janë ndaluar dhe 123 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 18 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 19 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 rast i “Vrasja me paramendim, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 17 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 28 raste: 7 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 21 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja me dhunë”, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të ndërtimit pa leje, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të “Mashtrimi”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 6 raste, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, me dy autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje.
Është evidentuar 1 rast i “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizmi i lotarive të palejuara”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 14 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 23 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 8 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.