Tiranë – Ndëshkohen me masë administrative 2 administratorë lokalesh që nuk zbatuan masat anticovid

Vijojnë kontrollet nga Policia e Tiranës, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Stukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 administratorë lokalesh, konkretisht:
•Shtetasin D. Z., pasi në lokalin në administrim të tij, shërbimet e Policisë kanë kostatuar grumbullim personash, në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe muzikë të lartë që prishte rendin dhe qetësinë publike.
•Shtetasin M. K., pasi në një bar-longue që ai menaxhonte u konstatua për herë të dytë duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u mbajt dhe akt-konstatimi për mbylljen e aktivitetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.