Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tranziti”.
Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Sekuestrohen 4 automjete dhe 9 aparate celularë.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Tranziti”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. M., 29 vjeç, L. M., 22 vjeç, Xh. K., 25 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë(i shpallur në kërkim nga DVP Korçë për të njëjtën vepër penale), të katërt banues në Tiranë dhe E. K., 30 vjeç, banues në Shëngjin.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja M. M., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. K., A. K., E. K., E. M. M. M. dhe L. M., të cilët u kapën në fshatin Vanistër, në lagjen Kordhocë dhe në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me automjetet “Golf”, “Ford”, “Benz” dhe një mjet furgon.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas e kanë kryer këtë veprimtari kriminale në mënyrë të përsëritur, në periudha të ndryshme kohore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjetet dhe 9 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.