Vlorë, Sarandë – Policia vë në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Procedohen në gjëndje të lire dhe 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit T. RR., 45 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qënë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u referuan materiale në prokurori, në ngarkim të shtetasit M. Q., 82 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallzim shtetasi S.M., 51 vjeç, se shtetasi M.Q ( babai i ish bashkëshortes së tij) duke mashtruar ka përvetësuar, për 4 vite, pensionin e djalit të tij 22- vjeçar, të sëmurë me autizëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj
bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur dhe pa lejen përkatëse, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Po nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale J. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Vlorë, proceduan në gjëndje të lirë shtetaset O. A., dhe K. N., , ish punonjëse të OSHEE-së, pasi ka bërë kallëzim shtetasja N. H., se dy shtetaset e mësipërme, dyshohen se duke shpërdoruar detyren kanë zhdukur nga zyra pranë të cilës kanë qënë të punësuara këto shtetase, dokumenta të protokollit të OSHEE Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.