Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi T. J., 41 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.