Gjirokastër – Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit E. Sh., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 05.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shtetasi E. Sh. iu dorëzua shërbimeve të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasin L. R., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.01.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.