Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 19-vjeçari.
Arrestimi i 19-vjeçarit u bë gjatë kohës që drejtonte mjetin pa lejen përkatese.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policë Rrugore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar:
U. A., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Mysylm Keta” u bë ndalimi i mjetit që drejtohej nga shtetasi U. A, ku gjatë verifikimit për dokumentacion, ky shtetas ka rezultuar se nuk kishte leje drejtimi. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik të ushtruar Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.