Korçë – Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes

Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 45 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 18, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin E. T., 42 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.