Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetasi N. M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasve:
R. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
R. B., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.