Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegtimi”. Operacioni i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Tiranë – Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i organizimit të lotarive të palejuara. Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit ku zhvillohej ky aktivitet i kundërligjshëm. Arrestohen në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, është evidentuar një rast i zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 39 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular, dy aparatura që i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara dhe një sasi valute e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. K., 31 vjeç dhe H. A., 23 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Y. D., 51 vjeç, L. Dh., 51 vjeç dhe Q. M., 24 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Memaliaj/Informacion paraprak – Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi N. M., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vlorë – Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMË” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Informacion paraprak – Sot, rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shtetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. B. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S. dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Divjakë – Në datën 26.01.2021, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, është gjetur në oborrin e banesës, nga familjarët, i vetëvarur shtetasi D. M., 28 vjeç (i cili kurohej nga sëmundja e depresionit). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.
Lushnjë – Në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në zyrën e një magazine me produkte bujqësore, me administratore shtetasen H. I., 49 vjeçe, gjatë orëve të natës, është vjedhur një shumë parash. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Durrës/Informacion paraprak – Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 56 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 20 janë arrestuar dhe 34 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Korçë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Dibër; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, në Vlorë, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste: 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 3 raste, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Fier, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Shkodër, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizmi i lotarive të palejuara”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, në Lezhë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 8 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 11 të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 7 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 4 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.