Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Arrestohen në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. N., 19 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. Ç., 33 vjeç, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja, këmbësoren me iniciale B. S., 87 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
F. N., 36 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;
E. Ç., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime hetimore të mëtejshme.