Durrës – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 9 doza më lëndë narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 9 doza më lëndë narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Procedohen penalisht për shkak të moshës, 3 shtetas, si autorë të dyshuar të 15 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 22 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë patrullimit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” e kanë konstatuar këtë shtetas në afërsi të banesës së tij dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 9 porcione me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, proceduan penalisht për shkak të moshës shtetasit e mitur:

R. G., 16 vjeç, L. O., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur një derë në magazinën e shtetasit P. E.

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit E. C., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe në ngarkim të shtetasve R. G., L. O., dhe K. P., për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Krujë – Më datë 25.01.2021, në orën 17:00, në fshatin Mallkuç, Krujë, në afërsi të banesës së tij, është vetëplagosur në këmbë, me armë gjahu (të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente), shtetasi D. K., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Moskallëzim krimi”.