Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Korçë – Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes me armë dhe armëmbajtjes pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”). Ky shtetas është konstatuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në rrugë, në lagjen nr. 14, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Kukës – Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj.
Tiranë – Më datë 20.01.2021 janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim G. B., 20 vjeç, pasi në rrugën “Bedri Karapici”, në bashkëpunim, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetaseve K. G. dhe K. G., banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij dhe për identifikimin e personave të tjerë të pëfshirë në këtë ngjarje.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti) që plotëson kushtet e armës së ftohtë. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. A., 20 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; H. V., 55 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/l; S. Z., 33 vjeç, pasi ka aksidentuar një mjet dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi E. P., 23 vjeç, pasi ka ndihmuar shtetasin S. Z., duke i larguar mjetin e tij nga vendi i ngjarjes me një karrotrec dhe ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit së policisë gjyqësore duke e mohuar këtë fakt; D. F., 66 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur. •Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Më datë 20.01.2021, në Mëzez, persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje zyrën e një firme me administrator shtetasin I. I., ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 65 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 18 janë arrestuar dhe 44 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit është evidentuar 1 rast i “Kanosja”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste: 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kontrabanda me mallra të tjerë”, 1 në Tiranë, me 9 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 në Korçë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Dibër, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i falsifikimi i letërnjoftimeve, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi në kredi”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse deh radioaktive”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Njoftim i rremë në organet e rendit”, në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, 1 në Kukës dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 2 në Shkodër dhe 1 në Durrës.
Në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 3 raste aksidentesh, me 3 të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 3 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 2 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.