Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
• Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. G., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
• Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin E. L., 38 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
• Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. V., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.