Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lezhë – Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori. Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.
Durrës – Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë. Gjithashtu shtetasi K. L. u konstatua duke mbajtur subjektin e tij të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
DVP Fier – Një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë. Strukturat e DVP Fier kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 10 janë arrestuar dhe 41 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Lezhë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Korçë, 1 në Berat dhe 1 në Fier; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendej të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, 1 në Durrës, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, 1 në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Fier.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.