Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 9 janë arrestuar dhe 47 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 4 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja”, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 2 raste me dy autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndotja e ajrit”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 10 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.