Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.
Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.
Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.