Berat – Kanosi për motive të dobëta me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej, kapet gjatë ndjekjes nga Policia 32-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike). 32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Interpol Tirana – Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet drejt vendit tonë. Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Itali, shtetasi shqiptar Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Shtetasi Lirim Islamaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në nëntor 2015, shtetasi Lirim Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm. I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit. Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë e mundur kapja dhe ekstradimi i shtetasit Lirim Islamaj drejt vendit tonë.
Durrës/Informacion paraprak – Më datë 20.12.2020, në orën 11:50, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi E. T., 25 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën nga rrjedhja e bombolës së gazit në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 150 shtetas, nga këta: 29 janë të arrestuar, 9 janë ndaluar dhe 112 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 9 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 7 raste të “Kanosja”, 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 20 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 29 raste, 5 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 24 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Pushtim toke”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 6 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të “Vetëgjyqësia”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 17 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 19 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 13 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.