Tiranë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 1 shtetas. Arrestohen në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 1 shtetas.

Arrestohen në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në zonën e Astirit, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:

•L. M., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 234 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Stavri Themeli”, është kapur në tentativë për të vjedhur në ambientet e banesës të shtetasit B. D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, ka vjedhur disa aksesorë në një dyqan telefonash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 37 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.