Shpallen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policinë e Shtetit, Shefi i Sektorit, në Sektorin e Organizimit, Pagave dhe Pensioneve, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
- Aplikimet fillojnë më datë 14.12.2020 dhe përfundojnë më datë 18.12.2020.
- Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
- Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Shefi i Sektorit, në Sektorin e Organizimit, Pagave dhe Pensioneve, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
- Kritere të veçanta:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor”, në shkencat ekonomi ose financë.
- Të ketë specializime në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe administrimit publik.
- Të ketë njohuri dhe eksperiencë pune në fushën e organizimit strukturor dhe trajtimet financiare gjatë qëndrimit në punë dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, të punonjësve.
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe njohuri të programeve kompjuterike.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale.
- Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie të nivelit “Konfidencial”, ose të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur.
- Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
- Funksioni “Shefi i Sektorit, në Sektorin e Organizimit, Pagave dhe Pensioneve, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, kryen këto detyra specifike:
- Harton praktika në fushën manaxhuese për organizimin strukturor dhe trajtimet financiare gjatë qëndrimit në punë dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, të punonjësve në Policinë e Shtetit.
- Harton praktika për ndryshime strukturore;
- Harton praktika për përfitimet ekonomike e financiare për rastet kur punonjësi i policisë humbet jetën për shkak të detyrës.
- Kryen detyra për asistimin, mbikëqyrjen e menaxhimin e aktiviteteve të trajtimeve financiare, të punonjësve të policisë;
- Harton praktikat për dhënie certifikata dhe medalje;
- Harton praktika për shpërblime dhe ndihma të menjëhershme;
- Përgatit informacione, statistika, përgjithësime dhe analiza lidhur përmirësimet strukturore dhe trajtimet financiare të punonjësve të policisë.
- Kryen veprimtari që lidhet me studimin, evidencimin, ndjekjen e problemeve për përmirësime në fushën e zbatimit të akteve ligjore e nënligjore dhe të trajtimit financiar të punonjësve të policisë.
- Ndjek problematikat e sigurisë në punë, të punonjësve të policisë.
- Kryen detyrën e Autoritetit Përgjegjës për deklarimin e interesave private dhe parandalimin e konfliktit te interesit rast pas rasti, në Policinë e Shtetit.
- Kryen në mënyrë aktive studime në lidhje me çështjet e ndërtimit strukturor të Policisë së Shtetit, trajtimit financiar gjatë marrëdhënieve të punës dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, për punonjësit e policisë dhe zhvillon programe gjithë përfshirëse që kanë si qëllim korrigjimin në mënyrë efikase të mangësive, përfshirë hartimin e rregulloreve dhe procedurave të nevojshme për të përmbushur misionin e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
- Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e organizimit strukturor dhe trajtimet financiare gjatë qëndrimit në punë dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
- b. Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në fushën e organizimit strukturor dhe trajtimet financiare gjatë qëndrimit në punë dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;
- Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperience pune në menaxhimin dhe koordinimin e detyrave në si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
- Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Formulari i aplikimit: