Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, procedohen penalisht 7 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
A. T., 24 vjeç; D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç; P. T., 48 vjeç; A. SH., 20 vjeç; banues në Durrës e Bulqizë.
Shtetasit e lartpërmendur kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.