A.A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi është administrator i një firme e cila ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd dhe dyshohet se ka derdhur mbetjet në një vend që nuk lejohet, duke ndotur ambientin dhe E.A., 36 vjeç, me detyrë përgjegjës i gjelbërimit në Bashkinë Librazhd, pasi duke shërdoruar detyrën ka lejuar këtë paligjshmërinë. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
—-
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.