Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare  

Pëllumb SEFERI, ka lindur më 05.10.1971, në Gosë-Kavajë dhe është banues në Tiranë, që nga viti 2003. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Nga data 26 gusht 2020, është emëruar Drejtor i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (mban gradën policore Drejtues i Lartë), detyrë të cilën e mban dhe aktualisht.

Zoti Pëllumb SEFERI, ka kryer shkollim dhe kurse pasuniversitare brenda dhe jashtë vendit, ku ndër më kryesoret janë:

1990-92  Akademia Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, Shqipëri

1992-1994 studimet në Akademinë Ushtarake në Modena, Itali

1994-1997 Shkollën e Lartë të Aplikimit në Torino, Itali (konvertuar në Akademinë e Policisë – Arben Zylyftari),

1994-1998 “Shkenca Politike”, (sistem 4-vjecar bashkë me masterin shkencor) Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Torinos, Itali, (diplomuar më 07.07.1997 në Torino, diplomë e njohur nga Ministria e Arsimit).

Në vitin 2005, ka përfunduar “Kursin e drejtimit strategjik për drejtuesit e lartë të policisë së shtetit”, organizuar nga PAMECA dhe Akademia e Policisë “Arben Zylyftari”, Shqipëri.

Në  vitin 2012 ka përfunduar kursin 3-mujor në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico në shtetin e Virxhinias, SHBA (konvertuar në Akademinë e Policisë – Arben Zylyftari).

Në vitin 2013 ka përfunduar Master Shkencor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti Tiranës duke u diplomuar në “Marrëdhënie Ndërkombëtare” etj.

Përveç sa sipër, gjatë ushtrimit të detyrave të tij, ka marrë pjesë si dhe ka përfunduar dhe Konferenca, trajnime, kurse të ndryshme profesionale, nga niveli i mesëm në atë strategjik në Shqipëri dhe në shtete të ndryshme si: SHBA, Hungari, Belgjikë, Poloni, Gjermani, Austri, Finlandë, Bullgari, Itali, Francë, Greqi, Turqi etj.

Vitet e karrierës së tij, në strukturat e Policisë së Shtetit janë të mbushura me detyra të ndryshme, si: Shefi i Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe specialist në këtë zyrë, Shef i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Koordinimit dhe Përkthimit, Shef i Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës dhe Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Drejtor Kabineti, Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, Specialist/Koordinator në Sektorin e Analizës dhe Studimeve Strategjike të Drejtorisë së Studimeve Strategjike, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë etj.

Policia e  Shtetit por dhe partnerët ndërkombëtarë, kanë vlerësuar përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga Z.Seferi, si:

Në vitin 2023, Ministri i Brendshëm i Spanjës i ka akorduar Urdhri i Meritës Policore me Kryqin e Bardhë.

Në vitin 2022, Presidenti i Republikës së Italisë i ka akorduar medaljen e “Kalorësit”.

Në vitin 2021, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka akorduar “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara

Në vitin 2019, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka akorduar “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara

Në vitin 2019, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka akorduar “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara

Në vitin 2014, Departamenti i Drejtësisë i SHBA (Byroja Federale e Hetimit-FBI), Drejtori i FBI James B. COMEY ka dhënë vlerësimin me motivacionin “Për bashkëpunim të shkëlqyer me FBI në zhvillimin e përpjekjeve të ndërsjella kundër krimit në nivel ndërkombëtar.

Në vitin 2012, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it Z. Ronald NOBLE, e ka vlerësuar për punën dhe përkushtimin gjatë kryerjes së detyrës.

Në vitin 2011, Prokuroria e Nju Jork-ut, e ka vlerësuar për punën e jashtëzakonshme, përkushtimin dhe partneritetin e Policisë së Shtetit në lidhje me detyrën që kryente.

SEFERI komunikon rrjedhshëm italisht dhe anglisht (të mbrojtura në Universitetin e Tiranës-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja), po ashtu komunikon mirë dhe frëngjisht.

Gjatë karrierës së tij, Z.Seferi ka kryer dhe detyra të tjera të cilat kanë qenë si:

Koordinator Kombëtar për PCC SEE (Konventa e Bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore),

Koordinator Kombëtar për projektin EMPACT (Platforma Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve Kriminale të EUROPOL-it), etj.

Ka organizuar, për herë të parë në Shqipëri, Konferencën e 51-të Rajonale Europiane të INTERPOL ku Policia e Shtetit ishte bashkë-organizatore, etj.

Gjatë gjithë viteve të eksperiencës së tij në shkollë dhe në punë është karakterizuar nga rezultate të arritshme dhe këmbëngulje për të arritur objektiva të cilat do ta rrisnin atë profesionalisht. Kjo është tashmë e prekshme me karrierën e tij akademike dhe profesionale gjatë gjithë viteve të tij në Policinë e Shtetit.

Por, këto arritje, kanë qenë thelbësore dhe në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të vendit tonë lidhur me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, si edhe hapjen e negociatave.

Z.Seferi gëzon respektin e kolegëve, partnerëve brenda dhe jashtë vendit si dhe të komunitetit ku ai banon.