Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër – Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një lokali, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një lokal në të cilin kishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetasit V. M., masën administrative 1.000.000 lekë. Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Durrës – Ndalohet një shtetas anglez, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Bien në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, në Portin e Durrësit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMË”. Pas verifikimeve të thelluara, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, rezultoi se mjeti “BMË” ishte vjedhur në Angli më datë 28.08.2020. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin L. K., 34 vjeç, banues në Sukth, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Ll., 66 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases N. Ç. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacione paraprake – Më datë 14.09.2020, shtetasja B. L., 35 vjeçe, kallëzon se rreth orës 08:00, në Qesarakë, tek shkallët e një pallati, një person i paidentifikuar dyshohet se ka prekur dhe i ka kërkuar favore seksuale vajzës së vet të mitur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 14.09.2020, rreth orës 00:51, shtetasi J. G., 29 vjeç, kallëzon se në orën 23:15, në rrugën “Kastrioti”, 3 persona, njëri prej të cilëve kishte një mjet prerës (thikë), e kanë kanosur dhe goditur me grusht, pasi donin të hynin me dhunë në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K. K., 33 vjeç. Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tiranë – Vijojnë operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore. Arrestohet në flagrancë një 59–vjeçar, për zjarrvënien në fshatin Kashar nr. 2. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar nr. 2, në vendin e quajtur “Pompat e ujit”, kishte rënë zjarr dhe për pasojë zjarri kishte dalë jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe më të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies, shtetasin K. Xh., 59 vjeç. Si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë frutore, në pronësi të shtetasve D. Xh., Sh. K. dhe R. K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Policia e Tiranës apelon për të gjithë banorët e qarkut Tiranë, që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies apo të ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Më datë 14 shtator 2020, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. R., 32 vjeç, L. R., 33 vjeç dhe F. R., 23 vjeç, banues në Burrel, pasi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në njësinë Administrative Ulëz, kanë goditur me grushte shtetasin N. M, 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 26 janë arrestuar, 6 janë ndaluar dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, 4 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Dibër dhe 1 në Korçë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1në Dibër dhe 2 në Shkdoër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë: 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 1 Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Fier, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste: 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe 7 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 3 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak te detyrës”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të prerjes së pyjeve, 1 në Kukës dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 2 në Korçë dhe 2 në Shkodër.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 2 në Elbasan.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.