Raporti i ngjarjeve, 26 dhjetor 2025

Malësi e Madhe / Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Anti-Pirateria”

Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik, finalizoi operacionin policor të koduar “Anti-Pirateria”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë së paligjshme në fushën e transmetimeve audiovizive dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit.

Operacioni u zhvillua në zbatim të një vendimi gjyqësor, nën drejtimin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një kallëzimi penal të depozituar nga kompania mediatike DIGITALB.

Në kuadër të këtij operacioni u ushtruan 10 kontrolle ndaj 7 subjekteve, në disa qarqe të vendit, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Vlorë dhe Sarandë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këto subjekte, disa prej të cilave vepronin si ofrues shërbimesh interneti (ISP), ofronin dhe transmetonin në mënyrë të paligjshme programe televizive të kompanisë mediatike DIGITALB, pa qenë të pajisura me licencë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të konsiderueshëm financiar.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbenin për përpunimin, kodimin dhe shpërndarjen e paligjshme të kanaleve televizive, si dhe dekodera, aparate telefonike dhe pajisje të tjera elektronike të përdorura në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Hetimet vijojnë për veprat penale të parashikuara nga neni 143/b “Mashtrimi kompjuterik” dhe neni 149 “Shkelja e të drejtave të autorit” të Kodit Penal, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave përgjegjës, të cilët do të përballen me përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik, piraterisë dhe çdo forme tjetër të shkeljes së ligjit, në mbrojtje të ligjshmërisë, të drejtave të subjekteve të licencuara dhe interesit publik.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. X., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë dhe K. H., 22 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. J., 35 vjeç; I. A., 38 vjeç dhe L. GJ., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, në ambientet e një lokali janë konfliktuar dhe kanë dëmtuar lehtë pronarin e lokalit, shtetasin E. M., për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-G. B., 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me një mjet prerës, një pemë dekorative;

-Q. R., 64 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka ndërhyrë duke ngushtuar, një rrugë publike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
•ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit S. G., 20 vjeç, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 20-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Labirinti 2”;
•arrestuan shtetasin N. F., 25 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•arrestuan shtetasin J. S., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;
•arrestuan shtetasin G. S., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
•referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. Ç., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë për të lëvizur automjetin. Ky shtetas ka zbritur nga automjeti pa e siguruar atë dhe, si pasojë e lëvizjes së automjetit, është dëmtuar në këmbën e majtë punonjësja e Policisë;
•referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin E. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•ndaluan me iniciativë shtetasin G. S., 46 vjeç, pasi është kallëzuar nga një shtetase se djali i saj i mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas. Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të rastit;
•shpallën në kërkim shtetasin E. P., pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin shtetasit K. A. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G. K. dhe M. C., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. G. dhe R. N., pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur komshinjtë e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. K., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin N. Zh., 32 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Durrës në shkelje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
•arrestuan shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
•arrestuan shtetasin B. H., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen N. M., 37 vjeçe. Si pasojë u dëmtua 37-vjeçarja, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjere të saj, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.
Më datë 25.12.2025:
•në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi P. G., gjatë prerjes së një dërrase me mjet prerës, është dëmtuar në gishtin e dorës dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë;
•në banesë, një shtetase 49-vjeçare ka tentuar të vetëdëmtohet dhe aktualisht po merr mjekim në spital;
•shtetasi F. M. kallëzoi se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
•shtetasja A. C. kallëzoi se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike, kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet të fortë bashkëjetuesen e tij.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. L., informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 42 vjeç, banues në Kavajë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Arrestohen, ndalohen dhe procedohen penalisht 8 shtetas (nga të cilët 2 shtetas u ndaluan pasi ishin të shpallur në kërkim, 1 u arrestua për kontrabandë me mallra dhe 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale).

Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Kapshticë, u ndaluan shtetasit në kërkim:

E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 9 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

E. E., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur 2 raste të kontrabandës me mallra, konkretisht:

u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, i cili pas paraqitjes në hyrje të PKK Kapshticë, ka kryer procedurat e regjistrimit në sistemin TIMS dhe është larguar pa kryer procedurat e mëtejshme doganore për një sasi prej 1506 kg mjaltë, të dyshuar kontrabandë, të cilën e kishte në automjetin që drejtonte. Sasia e mjaltit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

I. L., 35 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;

E. M., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, u konstatua automjeti me drejtues shtetasin I. L., dhe nga kontrolli i të cilit u gjet një sasi e konsiderueshme vaj ulliri pa dokumentacionin përkatës, dyshohet së është kontrabanduar nga Greqia, ku u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se doganieri E. M. ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ushtruar kontroll në automjetin e shtetasit I. L.

Gjithashtu, shërbimet e DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:

F. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq;

V. R., 46 vjeç, banues në Pogradec;

B. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Peshkopi,
pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që kishte parkuar gabim, ka penguar lëvizjen e automjeteve të tjera të transportit rrugor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit L. B., 46 vjeç, dhe A. L., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin M. M., 37 vjeç, dhe kanë kanosur shtetasin M. M. Po punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, i zhvilluar me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, në drejtimin e Prokurorisë.

Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë ndihmë një emigranti për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, kundrejt përfitimit monetar.

Procedohet penalisht 1 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Sekuestrohen 2 automjete, 4 aparate celularë, shuma monetare në valuta të ndryshme dhe dokumente personale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda proaktive dhe të bazuar në informacione operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Border”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. Z., 49 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut;

T. Z., 48 vjeçe, banuese në Gostivar, Maqedonia e Veriut (bashkëshortja e shtetasitD. Z.);

T. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, bashkia Prrenjas.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

S. K., 31 vjeç, banues në Stambull, Turqi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit D. Z. dhe T. Z., në bashkëpunim me shtetasin T. Q., kanë organizuar dhe realizuar dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror për shtetasin S. K., kundrejt përfitimit monetar. Konkretisht, shtetasit D. Z. dhe T. Z. kanë transportuar emigrantin nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të kufirit të gjelbër pranë PKK Qafë Thanë, ku më pas, me ndihmën e shtetasit T. Q., është mundësuar kalimi i paligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt qytetit të Tiranës.

Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 automjete, 4 aparate celularë, shuma monetare në lekë, euro dhe valuta të tjera të huaja, si dhe dokumente personale identifikuese, të cilat do t’i shërbejnë hetimit.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se emigranti i ndihmuar, shtetasi S. K., është shtetas turk dhe rezulton në kërkim kombëtar nga autoritetet e Turqisë, i dyshuar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda dhe të narkotikëve. Për këtë shtetas janë kryer procedurat përkatëse ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:
•shpallën në kërkim shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Himarë, pasi më datë 24.12.2025, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, ka dhunuar fizikisht me grushte shtetasin A. B., 62 vjeç, banues në Vlorë, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Aktualisht, shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
•proceduan penalisht shtetasin E. S., 21 vjeç, administrator i firmës që kryen punime në kantierin e ndërtimit në portin e Vlorës, pasi punëtori i tij, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, më datë 24.12.2025, ka rënë nga skeleria, duke pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. Sh., 26 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. I., 78 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.