Akademia e Sigurisë / Vijon tradita e fundvitit “Një kafe me miqtë”.
Aktiviteti, me iniciativën e Rektorit të Akademisë së Sigurisë, Prof. Ilirjan Mandro, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i cili për shkak të axhendës nuk mundi të merrte pjesë, u përshëndet nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, dhe mblodhi, në një atmosferë miqësore dhe festive, drejtues të Policisë së Shtetit, stafin drejtues të Akademisë, si dhe përfaqësues nga programet partnere ICITAP dhe EU4LEA, akademitë ndërkombëtare në Itali, Turqi, Gjermani, Kosovë, si dhe organizatat ndërkombëtare CEPOL, EUROPOL dhe Rrjeti i Akademive Globale të INTERPOL-it.
Nisma “Një kafe me miqtë” është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për arritjet e përmbushura gjatë këtij viti.
Gjithashtu, aktiviteti shërben për të përcaktuar qëllimet e së ardhmes dhe rrugët më të mira për t’i përmbushur ato, gjithmonë nëpërmjet punës së përbashkët, profesionalizmit dhe besimit reciprok me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe partnerët ndërkombëtarë.
Akademia e Sigurisë e Policisë së Shtetit është tashmë një institucion i akredituar dhe i binjakëzuar me institucione elitare simotra në fushën e sigurisë dhe rendit, në SHBA, Europë dhe rajon.
Nëpërmjet stafit të kualifikuar dhe kurrikulës europiane, institucioni elitë i formimit policor në Shqipëri ka reflektuar ndër vite standarde të larta profesionale dhe akademike.
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "POLICIA POLICIA 新 BIZHGA"
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BIZNGA"
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "2O1O"
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "日"
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "AKADEMIA EMIA E SIGURISE AKAD"