Tiranë
Takime ndërgjegjësuese me nxënësit në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.
Në vijim të bashkëpunimit ndërinstitucional midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, strukturat e Policisë së Tiranës kanë zhvilluar gjatë kësaj periudhe aktivitete informuese në disa institucione arsimore të kryeqytetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kulturës së sigurisë tek nxënësit.
Punonjësit e Policisë, së bashku me oficerët e sigurisë në shkolla dhe përfaqësues të shërbimit psiko-social, kanë bashkëbiseduar me nxënësit mbi çështje që lidhen me parandalimin e fenomeneve të rrezikshme dhe mbrojtjen e të miturve.
Gjatë takimeve janë trajtuar temat:
⛔️ Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore
Siguria në përdorimin e rrjeteve sociale dhe internetit
⛔️ Dhuna në mjediset shkollore
⛔️ Bullizmi dhe bullizmi kibernetik
Parandalimi i përdorimit të drogave dhe alkoolit
Në fokus të diskutimeve ishin:
•faktorët socialë dhe ekonomikë që ndikojnë në shfaqjen e këtyre fenomeneve;
•pasojat ligjore dhe sociale që ato sjellin;
•roli i institucioneve dhe mekanizmat e raportimit në rastet e dhunës apo abuzimit.
Policia e Tiranës vlerëson bashkëpunimin e nxënësve, mësuesve, oficerëve të sigurisë dhe shërbimit psiko-social, si një element kyç për ndërtimin e një mjedisi shkollor të sigurt dhe mbështetës.
Së bashku për sigurinë dhe të ardhmen e të rinjve.
#PoliciaNëShkolla
#SiguriaETëRinjve
#BashkëPërKomunitetin






