Dibër | Vijon programi kombëtar “Siguria e të rinjve” në shkolla
Policia e Dibrës po vazhdon zbatimin e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, një nismë e përbashkët e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me synim rritjen e sigurisë dhe ndërgjegjësimit të nxënësve në institucionet arsimore.
‍ Gjatë ditëve të fundit, u zhvilluan takime informuese dhe edukative në shkollat 9-vjeçare “Irfan Hajrullai”, “Ibrahim Daçi”, “Gjoricë” si dhe në shkollën e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”.
Këto sesione u udhëhoqën nga ndihmës–specialisti për edukimin në shkolla pranë DVP Dibër, në bashkëpunim të ngushtë me stafet pedagogjike të institucioneve arsimore.
️ Gjatë takimeve, nxënësit u angazhuan në diskutime mbi tema të rëndësishme si:
• Parandalimi i dhunës dhe format e saj ✋
• Bullizmi – shkaqet dhe pasojat ❗
• Siguria në internet dhe përdorimi i rrjeteve sociale
• Komunikimi pozitiv dhe respekti në mjedisin shkollor
Për ta bërë bashkëbisedimin më tërheqës dhe efektiv, punonjësit e Policisë përdorën materiale vizuale, video dhe foto ilustrative, ndërsa nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje me këshilla praktike për mbrojtjen personale dhe parandalimin e bullizmit.
✨ Ky program synon:
• Rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve
• Forcimin e bashkëpunimit Polici – Shkollë – Familje
• Krijimin e një ambienti të sigurt, të qetë dhe miqësor për të gjithë nxënësit