Raporti i ngjarjeve, 28 tetor 2025

Tepelenë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Berat

Vrau me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti të çastit 42-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 4 orësh ndjekjeje nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit K. H., shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ushtruan kontrolle intensive duke mundësuar lokalizimin, në lagjen Kala, në afërsi të Tabjes, të autorit të dyshuar të vrasjes dhe arrestimin e shtetasit K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

63-vjeçari, rreth orës 15:10, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Durrës

Vrau me mjet prerës (thikë) babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas dy orësh ndjekjeje nga Policia, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit P. K., informojmë se si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13, dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..

Gjithashtu, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Nuk respektoi masat e sigurisë për mjetet e tonazhit të rëndë dhe rregullat e qarkullimit, procedohet penalisht dhe administrativisht drejtuesi i kamionit.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në Mjull Bathore, kamionin tip “IVECO”, me drejtues shtetasin A. N., duke qarkulluar me një ngarkesë të pasiguruar.

Nga verifikimet rezultoi se mjeti kishte karakteristika ndërtimore dhe funksionale të ndryshuara në kundërshtim me normat teknike dhe ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative gjobë 200 000 lekë, iu pezullua leja e drejtimit dhe iu tërhoq leja e qarkullimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetsin E. A., 33 vjeç, banues në fshatin Desmirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi një shtetas, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, në lagjen nr. 17, Korçë, ka aksidentuar lehtë një këmbësore dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi I. L., 38 vjeç, punonjës i një firme pastrimi, ka rënë aksidentalisht nga karroceria e automjetit të punës dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datë 26.10.2025, për thyerjen e xhamave të derës së banesës së shtetasit Gj. Th., 64 vjeç, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë identifikikuar dhe kapur autorët e dyshuar të rastit, shtetasit V. L., 40 vjeç, dhe V. R., 51 vjeç, banues në Korçë, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërimi i pronës”.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar më datë 26.10.2026, shtetasi M. M., 48 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij, në lagjen nr. 10. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Pogradec/Më datë 27.10.2025, në lagjen nr. 4, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. P. dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. H., 30 vjeç, banues në Kukës, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 26 vjeç, banues në Prizren, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 3 celularë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Shërbimet e DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin maroken M. A., 31 vjeç dhe për shtetasin algjerian M. R., 25 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. D., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-E. B., 22 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kanosur një 13-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. G., 20 vjeç, dhe E. P., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjetën 1 mjet prerës (thikë) dhe një dorezë hekuri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. B., 46 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi ka kallëzuar shtetasi Xh. Gj., 34 vjeç, se 46-vjeçari ka hedhur një sasi helmi në tokën e tij, të cilën e ka konsumuar kafsha (derri) i shtetasit Xh. Gj. dhe për pasojë ka ngordhur.

-Dje, në lagjen “Skenderbeg”, shtetasi J. R., 44 vjeç, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 57 vjeç, banues në Mirditë, pasi në qytetin e Rrëshenit, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 16 vjeç, pasi u kap në fshatin Zejmen, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. N., 35 vjeç, V. N., 33 vjeç, O. P., 35 vjeç dhe D. V., 33 vjeç, me shtetësi indiane dhe me banim të përkohshëm në fshatin Sanxhak, pasi janë konfliktuar me një 16-vjeçar, për motive të dobëta;
-A. P., 55 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, pasi ka kallëzuar një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur. 55-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor;
-A. Gj., 52 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç (babë e bir), sepse pas përfshirjes në një aksident rrugor me dëme materiale, nuk kanë pranuar të paraqesin dokumentacionin e automjetit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Kurbin/Më datë 27.10.2025, rreth orës 09:45, në spitalin rajonal të Kurbinit është dërguar pa shenja jete, shtetasja J. Gj., 31 vjeçe, banuese në Kurbin, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin P. K., 64 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka goditur qëllimisht, automjetin që drejtonte shtetasi E. M., 44 vjeç, me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, për një shoqëri tregtare të huaj, pasi dyshohet se, në muajin mars të vitit 2023, ka shitur dhe ka transportuar, për llogari të shtetases O. M., 41 vjeçe, banuese në Durrës, një automjet që rezulton i shpallur në kërkim në Zvicër. Vijojnë verifikimet në lidhje me këtë rast.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-J. B., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se shfrytëzonte pa autorizim, një hapësirë publike në lagjen nr. 8, si vendparkim automjetesh;
-L. H., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e lokalit ku po qëndronte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 37 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe motrës së saj.

Më datë 27.10.2025:
-është gjetur pa shenja jete, në një ambient të hotelit ku ishte akomoduar, në lagjen nr. 13, shtetasja norvegjeze M. M., 74 vjeçe. Nga këqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e saj. Paraprakisht, dyshohet se 74-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim;
-ka kallëzuar shtetasi M. V., se i kanë vjedhur automjetin, në lagjen “Kodër Rrashbull”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-ka kallëzuar shtetasi E. M., se motra e tij, shtetasja F. M., 46 vjeçe, ishte larguar nga banesa. Sipas deklarimit të tij, 46-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

DVP Shkodër/Kapen dhe vihen në 2 shtetas në kërkim.

-Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike, afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, disa javë më parë.

-Vihet në pranga dhe 1 shtetas tjetër, i dyshuar për dhunim banese dhe për vjedhe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin S. Sh., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 04.09.2025.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Gj. M., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më 14.04.2024, në fshatin Buhot, Pukë, ka dëmtuar stallën në pronësi të shtetases Gj. F., si dhe ka vjedhur bagëti dhe produkte ushqimore në banesën e shtetasit M. F.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijojnë veprime hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bilanci”.

Sekuestrohet spitali privat në Zog të Zi (objekt me vlerë rreth 3 milionë euro), ku më datë 4 shtator 2025, u zbulua se kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit.

Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ditën e sotme, në drejtimin e prokurorit të çështjes, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, dhënë më datë 27.10.2025, për vënien e masës “Sekuestro konservative”, për subjektin spital privat, në Zog të Zi, njesia bashkiake Nr. 7, me vlerë rreth 3 milionë euro.

Më datë 04.09.2025, Policia dhe Prokuroria e Tiranës, në kuadër të operacionit “Bilanci”, zbuluan se:
-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;
-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;
-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera që mund të jenë vënë në dispozicion të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetsin E. A., 33 vjeç, banues në fshatin Desmirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi një shtetas, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, në lagjen nr. 17, Korçë, ka aksidentuar lehtë një këmbësore dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi I. L., 38 vjeç, punonjës i një firme pastrimi, ka rënë aksidentalisht nga karroceria e automjetit të punës dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datë 26.10.2025, për thyerjen e xhamave të derës së banesës së shtetasit Gj. Th., 64 vjeç, nga shtetas të paidentifikuar, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë identifikikuar dhe kapur autorët e dyshuar të rastit, shtetasit V. L., 40 vjeç, dhe V. R., 51 vjeç, banues në Korçë, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërimi i pronës”.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar më datë 26.10.2026, shtetasi M. M., 48 vjeç, se shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij, në lagjen nr. 10. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Pogradec/Më datë 27.10.2025, në lagjen nr. 4, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. P. dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim B. K., 42 vjeç, të cilin Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Rr., 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë produkte në një supermarket.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. L., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Shkon 32 numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar/vënë në hetim, për këtë veprimtari kriminale.

Procedohet penalisht një shtetas që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në Rrugën e Doganës, automjetit me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke përdorur celularin.

Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë lekësh.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•R. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, duke mos i kthyer plotësisht, paratë e marra borxh;
•A. Gj. dhe E. Gj., pasi dyshohet se nuk kanë mundësuar udhëtimin për të cilin kishte paguar paratë në agjencinë e tyre, një klient.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 21 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një armë sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan shtetasin V. Xh., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, bashkëshorten e tij dhe 2 vajzat e tyre të mitura. Mjeti prerës u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
•arrestuan shtetasin D. S., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç. dhe E. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë fqinjen e tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka kanosur një 36-vjeçare;
•referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në Rrugën e Kavajës, shtetasit B. B. dhe S. B. kanë debatuar me punonjësit e Policisë, për shkak se janë ndaluar teksa lëviznin me një monopatinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
•në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 41 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Nga dënimi, 41-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer, 1 vit e 16 ditë burgim;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. H., për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e rendit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•ndaluan shtetasin G. H., 50 vjeç, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
•shpallen në kërkim shtetasen Xh. N., 27 vjeçe, pasi nuk u gjet në banesë, ndërkohë që është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 të mitur, pasi dyshohet se kanë thyer dy kamera sigurie të një institucioni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. H., 24 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen A. Q.;
•L. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
•arrestuan shtetasin T. S., 20 vjeç, pasi mbrëmë, në aksin rrugor “Krujë–Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. A., 63 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 82 vjeç, pasi në aksin rrugor “Fushë Krujë – Ura e Gjolës”, motomjeti që drejtonte, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Sh. K., 28 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-F. B., 26 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “BMW” në Hungari. Automjeti, i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se, nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit M. M., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka ofenduar shtetasin A. C.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Plagosi me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

I arrestuari, me precedent penal për vjedhje.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit:

-B. S., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen “Vullnetari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. D., 52 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).

52-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim H. V., banues në Roskovec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 8 doza lënde të dyshuar narkotike Heroinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”:
•një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi në lagjen “24 Maji”, u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
•një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, u konstatua duke drejtuar ciklomotorin elektrik pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Butrinti”, Sarandë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 26.10.2025, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh brenda një automjeti të parkuar.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 27.10.2025, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin shtetasit A. N., 24 vjeç, dhe D. Z., 24 vjeç, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta trupore.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:

E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali.

Berat/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet pas një hetimi disa mujor, ndjekur me metoda speciale, operacioni policor antidrogë i koduar “Alfa”.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa (një pjesë të ndarë në doza), me qëllim shitjen.

Sekuestrohen 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e DVP Vlorë, finalizuan operacionin “Alfa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë, cannabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë‍♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve