Shëngjin / Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje
Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”.
Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete dhe armë të ftohtë, tentuan t’i shmangeshin kontrollit të Policisë, por u kapën në flagrancë gjatë ndjekjes, vihen në pranga tre shtetas.
Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, drejtuesi i automjetit.
Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë (thikë), municion luftarak dhe një automjet.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar operacionin, si rezultat i të cilit u goditën dy raste të veprimtarive kriminale në këto fusha.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, shërbimet e Policisë, pas ndjekjes për disa minuta, ndaluan automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonin katër shtetas.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një mjet prerës (thikë).
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit P. G., me precedent penal në fushën e narkotikëve, u gjetën dhe u sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë.
Në përfundim të veprimeve procedurale:
U arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 19 vjeç, H. I., 18 vjeç, dhe P. G., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjin.
U procedua penalisht 17-vjeçari, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi në momentin e ndalimit nga Policia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shtetasin K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se hodhi një sasi benzine në dyqanin e një kompanie celulare, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve kryen veprimet procedurale për arrestimin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të 49-vjeçarit, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”, është larguar dhe ka humbur kontaktet me të.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në zonë, nga toka dhe me dron, për gjetjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar më 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të paregullt”.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, si i dyshuar për vjedhjen e një shume lekësh, nga çanta e një shtetasi, në ambientet e një lokali, bëjmë me dije se shtetasi A. K. u kap dhe nisi procedimi penal për të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë 20 ditëve, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 27 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 2015 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
⛔ 204 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
106 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
39 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
60 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 39 masa për xhama të errësuar;
❌ 53 masa për parakalime të gabuara;
723 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ 161 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
⚠ 630 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 48 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Belsh-Cërrik”, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. M., 67 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 29-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., 64 vjeç, pasi dyshohet se në muajin korrik, 2025, gjatë punës me ekskavator, për pastrimin e rrugës së fshatit Menik, nga pakujdesia ka dëmtuar tubin që çon ujë të pijshëm në banesën e shtetasit R. O., 75 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin proceduan penalisht shtetasin E. Sh., 20 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. T., 49 vjeç, i cili u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasit G. T., 26 vjeç, dhe O. T., 21 vjeç (djemtë e shtetasit A. T.), sepse pas këtij konflikti, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, afër banesës së shtetasit E. Sh. Po punohet për kapjen e shtetasve G. T. dhe O. T. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Fier/Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit.
U kap me sasi Canabisi me vete dhe në automjet, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, vihet në pranga 29-vjeçari.
Sekuestrohen lënda narkotike dhe 2 celularët e të arrestuarit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O., 29 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrolli në automjetin që drejtonte, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 35 doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., 19 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën gjatë kontrollit, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit:
-A. T., pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqiperi, një automjet që rezulton i vjedhur në Mbretëri të Bashkuar. Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-A. Z., pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 21-vjeçare.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me inspektorët e AKU-së, në subjektin që administron, u gjet një sasi pesticidesh për bujqësi, të dyshuara të kontrabanduara, shitja e të cilave është e ndaluar në Shqipëri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasin A. H., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin O. C.. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. B., 18 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, në krah, një 17-vjeçare;
-A. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin M. B..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. Sh. dhe R. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-J. K., pasi u kap duke hedhur fishekzjarre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin A. Sh, 50 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në subjektin që administron në Vorë, ka rënë aksidentalisht, nga lartësia e tavanit, shtetasi P. D., 43 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e 50-vjeçarit.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-B. G., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur;
-A. K., 18 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Sh. B., e cila pasi mori asistencë mjekësore, u largua në banesë.
Më datë 20.10.2025, kallëzuan shtetasit:
-M. Z., se në një llogari në rrjete sociale, disa shtetas konfliktoheshin me njëri-tjetrin;
-A. K., se i kanë vjedhur 2 targat e automjetit;
-Xh. D., se ka konstatuar shenja gërvishtjeje në trupin e vajzës së saj 3 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se e mitura është dëmtuar nga një bashkëmoshatare, gjatë qëndrimit në kopësht.
Punohet për verifikimin e të trija kallëzimeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Seman, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte. Pas ndalimit, është kryer kontroll në automjet, ku është gjetur 1 fishek automatiku.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim T. N., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. K., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. I., 61 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-M. G., 49 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. A., 61 vjeç, banues në Shkodër, dhe B. A., 60 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi u konstatua se kishin kryer punime ndërtimi, pa leje;
-P. P., 28 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke transportuar 3 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua si provë materiale;
-G. A., 72 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi H. A., 73 vjeç, se 72-vjeçari i ka shkatërruar një rrjetë teli, me të cilën kishte rrethuar oborrin e banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Pulaj Plazh, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur plotësisht lokali në pronësi të shtetases M. F., 59 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja gjermane A. M., 76 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e një kompleksi turistik, në fshatin Barbullush. 76-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. Ç., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-Sh. A., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 24-vjeçar;
-E. B., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, një 40-vjeçar. Me cilësinë e provës materiale, shtetasit E. B. iu sekuestrua një shufër hekuri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar për punë, në rrugë, djalin e tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në fshatin Bizë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin L. D., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 46-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Më datë 20.10.2025, njoftuan shtetasit:
-T. T., se bashkëshortja e tij, shtetasja S. A., ishte larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e 35-vjeçares;
-A. Sh., 29 vjeçe, se gjatë natës, i kishin vjedhur automjetin, në fshatin Gosë e Madhe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë
25 drejtues mjetesh të arrestuar/proceduar penalisht dhe 5005 masa administrative, nga kontrollet intensive të Policisë Rrugore, gjatë 20 ditëve të para të tetorit.
Policia Rrugore në Vlorë dhe në Sarandë vijon kontrollet 24/7 në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Kontrollet janë përqendruar në akset urbane dhe zonat me qarkullim të dendur të mjeteve dhe të këmbësorëve, duke përfshirë testet e alkoolit, verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, përdorimin e celularit, vendosjen e kaskës mbrojtëse dhe të rripit të sigurimit.
️ Gjatë periudhës 01–20 tetor 2025:
• janë arrestuar/proceduar penalisht 25 drejtues mjetesh (14 të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 të proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi);
• janë vendosur 5005 masa administrative, ndër to: 1455 për tejkalim të shpejtësisë, 430 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 354 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 127 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 2639 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor;
• janë bllokuar 27 patina (mjete elektrike lëvizëse).
Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parakalimet e gabuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. Xh., 46 vjeç, banues në Maqellarë, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht një shtetas 61-vjeçar.
-M. H., 44 vjeç, banues në Maqellarë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. T., 62 vjeç; K. T., 68 vjeç; A. T., 55 vjeç; Xh. P., 51 vjeç; A. T., 35 vjeç, banues në Klos, pasi ditën e djeshme, me vetëgjyqësi, kanë bllokuar rrugën me qëllim pengimin e punimeve për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Kurdari.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. T., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Gjoricë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor. Si pasojë, ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi R. R., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Kapet një 42-vjeçar që dyshohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Interpol Tirana
Akuzohet se tentoi të vriste me thikë, një shtetas, ekstradohet nga Greqia, 39-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit:
D. M., 39 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 43 vjeç, banues në Kurbin, pasi kishte zënë një hapësirë publike në qytetin e Laçit, duke vënë disa objekte për lojëra për fëmijë, me pretendimin se kishte leje nga organet kompetente.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Mirditë/Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.
Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Durrës / Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike
Shpërndante lëndë narkotike në qytet, evidentohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës intensive për goditjen e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. H., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike, të cilën ky shtetas do ta shiste në doza, në lagje të ndryshme të qytetit.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.
Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri.
Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako.
Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:
-Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.