Kavajë/Takime periodike në shkollat dhe gjimnazet e rrethit, për të përmbushur objektivin madhor, sigurinë e nxënësve

Kavajë

Takime periodike në shkollat dhe gjimnazet e rrethit, për të përmbushur objektivin madhor, sigurinë e nxënësve.

Diskutimi me drejtuesit e institucioneve arsimore, me stafet pedagogjike dhe me nxënësit, për të evidentuar dhe adresuar menjëherë problematikat që ata mund të hasin.

Në këtë kuadër, punonjësit e Komisariatit të Policisë Kavajë monitoruan një kontroll të kryer ndaj nxënësve, nga oficeri i sigurisë së gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, në prezencë të psikologes së gjimnazit. Kontrolli, për të shmangur futjen e sendeve të kundërligjshme në shkollë.

Aktivitetet monitoruese dhe kontrollet do të vijojnë përditë, në të gjitha institucionet arsimore të rrethit, në kuadër të Paketës për Sigurinë në Shkolla dhe programit “Siguria e të rinjve”.