Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në lidhje me 3 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 6 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, bëjmë me dije se:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet verifikuese dhe kanë ndëshkuar me masa administrative drejtuesit e automjeteve, si më poshtë:
Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin “Elbasan- Librazhd”;
Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.
Për sa i përket 4 drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në autostradën “Tiranë-Elbasan”:
– janë ndëshkuar secili me masë admninistrative 80 000 lekë dhe me zbritje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, bazuar në pikën 3 të nenit 175 të Kodit Rrugor, 3 shtetasit që kanë ndjekur nga pas me automjetet e tyre, ambulancën, e cila është ka përdorur mjetet e sinjalizimit pamor dhe zanor, për të shfrytëzuar përparësinë e lëvizjes;
– është ndëshkuar me masë administrative 5 000 lekë, bazuar në pikën 2 të nenit 144 dhe në pikën 15 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore dhe ka kryer parakalim të gabuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe sipas ligjit.

![Mund të jetë një imazh i makinë dhe teksti që thotë "PEQIN SHKELJA Para Parakali ini 010 Paraka imi 198 Percaktimi dhe erbalizini shkeljeve eve SANKSIONI Te gjobitet ne: 10000 (Dhjete ije Leke H.O.A KOMENTE Lajme Lajme247 24/7 date 07 .04 2000 neni 350 baze amjeve filmike pub شام] likuar ete sociale rejtuesi njetit ነ gabuar ushpanje te ne Kur pagesa behet brenda 15 (pesembedhjete) merr neT forne gjoba ulet 50% leres. alimin afatit paguhet kamate lite, dari n1 (nje) muaj Mogaris Fkonosike Kamatvoneses te jete 7115500. Kodi Institucionit: 1016026 Thesarit 0800"](https://ea5b6c8e-58ef-453d-ba17-23c425444998.eu-2.checkpoint.security/net/fbcdn/xx/scontent-prg1-1/odo%23/v/t39.30808-6/547306010_1190090259822984_175992411389024004_n.jpg?odohost2=aHR0cHM6Ly9zY29udGVudC1wcmcxLTEueHguZmJjZG4ubmV0&odoscheme=aHR0cHM=&_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=833d8c&_nc_eui2=AeGkMWJZOWZ806diFHMycibU4O2ATgpfzNLg7YBOCl_M0g4WDbroCcPBTEQoqqFYIhUaXfID4RgvL-1M2G6r4V2e&_nc_ohc=y7FWht58KVAQ7kNvwHye0i4&_nc_oc=Adm9OKb2O_UZz-gFKoqLXCiTf6srYjiMZhtfdRTYnblSgeSCUCupiQN3y_qChM-crG0&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent-prg1-1.xx&_nc_gid=ILJNQz0XlegNierf_QEa5A&oh=00_AfY3_yQ8DIuIjcm2CkXE58_0z_wIXkKDNmi9QyzHfgmJ5A&oe=68CDED2B)




