25 vjet nga rënia në krye të detyrës, përkujtohet Dëshmori i Atdheut Arben Zylyftari

Policia e Shtetit
25 vjet nga rënia në krye të detyrës, përkujtohet Dëshmori i Atdheut Arben Zylyftari.
Ditën e sotme, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia përkujtimore për ish-drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit Arben Zylyftari, i cili humbi jetën 25 vjet më parë, në krye të detyrës.
Në ceremoni morën pjesë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro, familjarë dhe të afërm të Dëshmorit të Atdheut.
Gjatë fjalëve të tyre, drejtuesit Bizhga dhe Mandro vlerësuan veprën e ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit Arben Zylyftari, i cili humbi jetën gjatë përballjes me elementin kriminal. Ata u shprehën se kujtimi i tij do të vlerësohet ndër breza dhe se emri i tij do të jetë gjithmonë pjesë e Policisë së Shtetit.
Bashkëshortja dhe djali i Dëshmorit të Atdheut, gjatë fjalëve të tyre, kujtuan me mall familjarin e tyre dhe shprehën mirënjohje për drejtuesit e Policisë së Shtetit, që kujtojnë ndër vite punonjësit që sakrifikuan jetën e tyre, për të mirën e të gjithëve.
Në fund të ceremonisë, të panishmit vendosën kurora me lule në bustin e Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Mund të jetë një imazh i 1 person, Mali Rushmore dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe Varri i Ushtarit të Panjohur
Mund të jetë një imazh i 3 persona
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 4 persona
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe Varri i Ushtarit të Panjohur
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "BIZHGA"
Mund të jetë një imazh i 1 person, elefant dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti