Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
♀️♂️ Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi, në mbështetje të nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut , dhuruan gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia.
Dhurimi i gjakut përfaqëson një akt human dhe solidar , që shkon përtej angazhimeve të përditshme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Ai pasqyron vlerat e shërbimit ndaj komunitetit dhe përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve edhe në momente të vështira.
♀️ Policia e Vlorës mbështet nisma të tilla humanitare, që synojnë forcimin e marrëdhënieve me komunitetin dhe përçimin e mesazheve të solidaritetit dhe përgjegjshmërisë qytetare.
#DhuroGjakShpëtoJetë
#MeKomunitetin
#DVPVlorë
#PoliciaEShtetit