Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 257 shtetas, konkretisht: 54 shtetas janë vënë në pranga, 175 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 28 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 23 raste, 5 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 29 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 33 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 22 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 14 raste të falsifikimit. 1 shtetas është ndaluar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 20 raste, 9 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 30 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 24 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 23 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-6 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të vetëgjyqësisë. 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të shpërdorimit të detyrës. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike. 1 shtetas është arrestuar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe 2 raste të njoftimit të rremë në organet e rendit, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 2 shtetas janë arrestuar;
-nga 1 rast i prishjes së qetësisë publike, kryerjes së veprimeve arbitrare, dhunimit të banesës, fyerjes, ndërhyrjeve të padrejta në jetën private, prostitucionit, neglizhencës në trajtimin mjekësor dhe nxitjes së urrejtjes/grindjeve, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, të kërkuar përkatësisht për përndjekje dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 18 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 53 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 25 shtetas janë vënë në pranga dhe 33 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. H., 32 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-A. J., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 62 vjeç;
-M. L., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka mbyllur banesën e një 60-vjeçari, sepse pretendon se është pronë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një shtetasi 26 vjeç;
-S. K., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij.
Në Stacionin e Policisë Roskovec, ka kallëzuar shtetasi S. A., 66 vjeç, se më datë 26.06.2025, ishte larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja H. A., 88 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. M., 36 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentet e kërkuara;
-D. B., 23 vjeç, banues në Dimal, pasi me automjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. K., 83 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 40 vjeç, banues në fshatin Moravë, pasi ka dhunuar babanë e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me gurë, 2 automjete të të afërmve të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar automjetin e një 62-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçar, se nuk i ka kthyer një shumë parash të marra borxh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 56 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi nga pakujdesia gjatë një procesi pune (saldimi), ka shkaktuar zjarr në fshatin Arshi Lengo, si pasojë e të cilit është djegur një sipërfaqe toke.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Pjeshkët-Stenja”, në fshatin Kosinë, ka qenë aktive një vatër zjarri, si pasojë e së cilës është djegur një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
–
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në fshatin Luzat, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen S. V., 25 vjeçe, banuese në Burrel, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. N., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. K., 59 vjeç, banues në Himarë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. Gj., 77 vjeç, se 59-vjeçari është konfliktuar fizikisht me të për shkaqe pronësie, rreth një objekti.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë:
-referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin I. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin në bulevardin “Ismail Qemali”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri shtetasi O. Gj., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-referuan materiale në Prokurori për vlerësim, për shtetasin S. R., 39 vjeç, banues në Bosnjë-Hercegovinë, pasi në aksin rrugor “Lukovë–Sarandë”, duke drejtuar motomjetin tip BMW, është përplasur me një autobus dhe është dëmtuar lehtë. 39-vjeçari pas ndihmës mjekësore, është larguar nga spitali.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
DVP/DVKM Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
L. R., 39 vjeçe, banuese në Librazhd, pasi gjatë verifikimeve në dalje të Shqipërisë, në PKK Kapshticë, iu konstatuan në pasaportë, 2 vula të shtetit italian, të dyshuara false;
V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja O. D., 32 vjeçe, se fqinja e saj, shtetasja T. M., 65 vjeçe, ka instaluar në ambientet e jashtme të banesës së saj, 2 kamera, të cilat i cenojnë privatësinë.
Më datë 29.06.2025, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasja K. Xh., 67 vjeçe. Nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht, dsyhohet se ajo e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Në Komisariatin e Policisë Korçë, kallëzoi shtetasi S. R., 96 vjeç, se i kishin vjedhur 3 bagëti të imta, në kasollën ku i mbante. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin K. B., pasi dyshohet se ka vjedhur 1 celular.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 34 vjeç dhe R. K., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 31 vjeç, pasi në aksin rrugor “Gramsh-Skëndërbegas”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 31-vjeçari dhe pasagjeri në motomjetin që drejtonte ai. 31-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. C., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-S. D., 56 vjeç, pasi u kap duke hedhur inerte, dyshohet në kundërshtim me ligjin, në vendin e quajtur “Përroi i Pllakallinjëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-shpallën në kërkim shtetasin A. L., 55 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, i ka dëmtuar mjetet e punës, një 24-vjeçari. Punohet për kapjen e shtetasit A. L..
Në fshatin Kodër Bujaras, dyshohet si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të fshatit. Nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke në afërsi të kabinës, në pronësi të shtetases D. P.. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit.
Në fshatin Dëshiran, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin që drejtonte shtetasi A. A., 57 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale ”Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” ,” Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”. Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2024, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur me anë të celularit një 38-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. N., 29 vjeç, pasi ka vjedhur aparatin celular të një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 20 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë bashkëshorten e xhaxhait të tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasen A. M., 46 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin B. D., 69 vjeç, pasi dyshohet se automjeti të cilin e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues I. Sh. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 47 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësoren shtetasen L. Ç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 29.06.2025, shtetasja D. S, kallëzon se më datë 28.06.2025, është larguar nga banesa babai i saj shtetasi J. S., 70 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e qarkullimit rrugor të autostradës “Milot–Morinë” referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kamzë, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetet që drejtonin 2 shtetas kosovarë, në aksin rrugor “Milot–Morinë”. Si pasojë u dëmtuan 6 pasagjerë në automjetet që drejtonin shtetasit kosovarë, të cilët pasi morën asistencë mjekësore, u larguan në banesa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 52 vjeç, banues në Shëngjin, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur aksidentalisht, automjetin e parkuar të shtetasit N. M..
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në fshatin Markatomaj, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar, ku si pasojë janë djegur disa rrënjë ulliri. Punohet për verifikimin e shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. M., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi R. K., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-D. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje. Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pasagjerin në këtë automjet, shtetasin F. Sh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi;
-B. A., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. L., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësor, ende t paidentifikuar, i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të aksidentuar, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetaset M. Xh., 43 vjeçe dhe L. G., 62 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Pasditen e djeshme, është njoftuar Policia e Durrësit, se në tregun sezonal, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë mundësuar shuarjen e zjarrit. Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në çatinë e njërit prej dyqaneve, dhe është përhapur si pasojë e erës. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me këtë rast.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Ballaban, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. O., 40 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili është dëmtuar lehtë;
-B. M., pasi në pronën e tij janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi konstatuan se shtetasi B. Xh., po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetasin K. W., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Ditën e djeshme, në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi T. D., 73 vjeç, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 22 vjeç, dhe filluan procedimin penal për shtetasin F. Ç., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një pikturë të shtetasit Gj. Th., i cili e kishte ekspozuar për shitje në afërsi të banesës së tij.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
- B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me shkelma dhe grushte një 65-vjeçar, për motive të dobëta;
- V., 69 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka ndërruar bravën e derës se banesës se shtetasit E. B., për të cilën pretendon se është pronë e tij;
- L., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash gjyshes se bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Pogradec-Tushemisht”, ku ngelën të dëmtuar 4 shtetas ,iu informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. P., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. C., 50 vjeç, banues në Bullgari, pasi duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka dëmtuar pajisjen elektrike të traut në hotelin ku kishte parkuar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. H., 47 vjeç, banues në Libonik, pasi u kap duke transportuar 6m³ dru, të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
—-
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në një zonë të pyllëzuar mbi varrezat e qytetit është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dhe pa shenja dhune shtetasi N. M. 77 vjeç, dyshohet i vetëvarur.
Ky shtetas ka qenë i larguar nga banesa që prej datës 06.06.2025.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.06.2025, në banesë, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasja D. P., 51 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin QSUT, Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori për shtetasit B. D., 58 vjeç, banues në fshatin Lajthisë, Mirditë dhe D. P., 63 vjeç, banues në fshatin Tenë, Mirditë, pasi kanë bërë telefonata të pavërteta në Sallën e Komandës të Komisariatit Mirditë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-M. P., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-E. Gj., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. C., 30 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan 15 000 paund, për të cilat nuk dispononte një dokumentacion justifikues.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. M., 56 vjeç dhe K. M., 52 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se për motive pronësie kanë kanosur nëpërmjet celularit një 35-vjeçar;
-D. S., 35 vjeç dhe J. B., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. S., 72 vjeçe, T. Gj., 73 vjeçe dhe K. Gj., 44 vjeç, pasi në rrugën “Gjik Kuqali” për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin B. S., 54 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” për motive të dobëta ka goditur me grushte një 31-vjeçar;
-I. H., 34 vjeç, L. H., 32 vjeç dhe G. B., 38 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri” për motive të dobëta, janë konflikuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin I. V(S)., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait dhe gjyshes së tij, si dhe i ka dëmtuar disa paisje. Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” .
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. K., 37 vjeç, pasi në Valias, për motive të dobëta ka goditur me grushte një 36-vjeçar;
-A. R, H. L, A. L, A. L., pasi në Paskuqan, për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-një të mitur 17 vjeç, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për diegien e 4 gabinave ruloti, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi D. Ç., 64 vjeç, ka ndezur zjarr në disa shkurre pranë vendndodhjes së ruloteve, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, zjarri ka marrë përmasa, duke shkaktuar djegien e tyre. Në lidhje me rastin është bërë ndalimi i 64-vjeçarit.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. H., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin E. Sh., 32 vjeç, pasi dyshohet se automjeti të cilin e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues S. M. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. L., 41 vjeç dhe B. S., 36 vjeçe, pasi automjetet e tyre janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17 vjeç, pasi biçikleta me të cilën lëvizste është përplasur me automjetin me drejtues E. C. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 28.06.2025, shtetasja Gj. D., kallzon se më datë 26.06.2025, i është larguar nga banesa djali i saj shtetasi E. D., 32 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Më datë 28.06.2025, shtetasi D. S, kallëzon se më datë 27.06.2025, është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja S. S., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në automjetin që ai drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:
-shpallën në kërkim shtetasin Xh. Q., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Xh. S., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
-nisën procedimin penal për shtetasen M. B., 66 vjeçe, me detyrë mjeke gjinekologe në Spitalin Rajonal Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi L. H., me pretendimin se si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, bashkëshortja e tij ka humbur foshnjën ende të palindur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-F. T., 59 vjeç dhe V. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë kallëzuar se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta, duke marrë dëmtime të lehta trupore.
-F. M., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi R. B., se në lagjen nr. 1, Sarandë, është konfliktuar për motive të dobëta me këtë shtetas.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Urban dhe Interurban në Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-D. D., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, duke drejtuar pa leje drejtimi përkatëse motomjetin tip “Yamaha”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. I., 39 vjeç, banues në Vlorë.
-K. R., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin e markës “Volkswagen”, ka përplasur shtetasen E. H., 51 vjeçe, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
-M. B., 29 vjeç dhe M. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi përkatëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit Cannabis sativa.
–Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit Gj. P., 41 vjeç, banues në Zheje, Kurbin, pasi në urën e Matit, në Fushë-Milot, duke drejtuar automjetin, nuk ruajti distancën e sigurisë dhe për pasojë shkaktoi një aksident me katër automjete dhe me një pasagjere të lënduar, shtetasen H. B., e cila u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
–Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 29 vjeç, banues në Lezhë, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
–Po nga ky strukturë, u referuan materialet në Prokurori për shtetaset Gj. P., 63 vjeçe dhe E. P., 37 vjeçe (nënë e bijë), banuese në Lezhë, pasi ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës, duke shkelur urdhrat e mbrojtjes të lëshuara nga gjykata.
–Specialistët për Rendin dhe Policimin në Komunitet plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D. I., 31 vjeçe, banuese në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, pasi dyshohet se është dhunuar psikologjikisht nga vjehrra e saj, shtetasja V. J., 58 vjeçe.
–Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. S., 55 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi gjatë kontrollit fizik në rrugë, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Informacion paraprak
Rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 22 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Itali. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. G., 62 vjeç dhe K. G., 67 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me OSHEE-në, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 69 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ka hyrë në subjektin tregtar në pronësi të shtetasit N. M., 69 vjeç, banues në Fushë Arrëz, ku ka marrë rroba dhe është larguar pa i paguar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. Xh., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime me vetëgjyqësi, në një apartament ku pretendon se është bashkëpronar me një shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. D., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 42-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash prej 150 eurosh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. M., 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 22-vjeçare, se e ka kanosur dhe ofenduar, si dhe ka penguar qytetarët të shkojnë në plazhin e administruar nga familja e saj, duke i shkaktuar dëm ekonomik.
Po nga këta specialistë, u referuan në Prokurori për vlerësim edhe dy raste, ku dyshohet se ka rënë zjarr për shkaqe natyrore:
-në vendin e quajtur “Kodra e Lëkurësit”, ku është djegur një sipërfaqe toke prej rreth 3 hektarësh, e pyllëzuar me bar të thatë dhe shkurre;
-në lagjen nr. 3, Ksamil, në vendin e quajtur “Kodra e Bajames”, ku është djegur një sipërfaqe toke prej rreth 4 hektarësh, e pyllëzuar me shkurre
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. P., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi F. S., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën 39-vjeçarit një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa 38- vjeçarit një mjet prerës(thikë). Sendet e kundraligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. T., 36 vjeç, pasi në rrugën “Mentor Xhemali”, për motive të dobta, ka goditur me grushte një 21-vjeçar;
-R. Ç., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Zh., 22 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit” ka goditur me grushte një 35-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin K. L., 24 vjeç, pasi në Rrugën e Arbërit, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta një 41-vjeçar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital. Punohet për identifikimin/kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin P. Z., 19 vjeç, pasi vazhdimisht ka kanosur nëpërmjet celularit një 47-vjeçar. Punohet për kapjen e tij e sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. H., 39 vjeç, pasi në Bulevardin e Kasharit, ka goditur me grushte një 39-vjeçar, si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shoqërimin e tij;
-D. V., 28 vjeç dhe L. Xh., 49 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, në ambientin e përbashkët të bizneseve të tyre, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin E. Z., 36 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasja A. O, se 36-vjeçari e ka mashtruar duke i marrë një shumë parash në këmbim të disa mobilieve që do i bënte. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin E. Gj., 26 vjeç, të cilin e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit D. S., 23 vjeçe, Sh. B., 27 vjeç dhe E. M., 38 vjeç. pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Ditën e djeshme, kallëzuan shtetasit:
-D. T., se në zonën e Ali Demit është kanosur për motive të dobëta nga një shtetas i paidentifikur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
-S. T., se i kanë vjedhur në momentin që nuk ka qenë në banesë, disa sende personale. Punohet për identifikimim e kapjen e autorit/ve.
Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina ruloti në pronësi të shtetasit A. T., 42 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë e rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.