5 Maj – Dita e Dëshmorëve/Përkujtohen punonjësit e Policisë që humbën jetën në krye të detyrës ose për shkak të saj

5 Maj – Dita e Dëshmorëve/Përkujtohen punonjësit e Policisë që humbën jetën në krye të detyrës ose për shkak të saj.

Në Akademinë e Sigurisë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila, përfaqësues të institucioneve vendore, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve që asistojnë punën e Policisë së Shtetit, familjarë dhe të afërm të punonjësve të Policisë të rënë në krye ose për shkak të detyrës.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe të organizatës së Policisë së Shtetit, shprehu mirënjohje për punën e punonjësve të Policisë që kanë humbur jetën në luftën kundër krimit. Ai premtoi përkrahje për familjarët e Dëshmorëve të Policisë dhe më shumë angazhim nga ana e Policisë, për të luftuar krimin, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila shprehu gjithashtu mirënjohje për veprën sublime të Dëshmorëve dhe në emër të Ministrisë së Brendshme, ofroi mbështetje për familjarët e punonjësve të Policisë që sakrifikuan jetën për sigurinë e kombit.

Gjatë ceremonisë mbajti fjalë dhe punonjësi i Policisë Maringlen Goçi, djali i njërit prej Dëshmorëve të Policisë, i cili ka vlerësuar mbështetjen e drejtuesve të Policisë dhe të kolegëve dhe në emër të të gjithë fëmijëve të Dëshmorëve, që aktualisht janë pjesë e Policisë, ka premtuar se me përkushtimin e tyre në detyrë do të bëjnë krenarë familjen e tyre dhe Policinë e Shtetit.

Ceremonia u mbyll me vendosjen e kurorave me lule në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut!

Fjala e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues i Parë Sokol Bizhga, gjatë ceremonisë:

“Të nderuar familjarë të Dëshmorëve,
I nderuar zoti Minister i Brendshëm,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar të pranishëm,

5 Maji është një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare.

Në këtë ditë nderojmë me përulësi të thellë Dëshmorët e Atdheut – bijtë dhe bijat më të mirë që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë, sigurinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Në këtë ditë të shënuar, Policia e Shtetit bashkohet me gjithë shoqërinë shqiptare për të përkujtuar me respekt të pamasë, ata që nuk kursyen asgjë për idealin më të lartë – Atdheun.

Sot, përkulemi me nderim para kujtimit të efektivëve të Policisë, të rënë në krye të detyrës. Ata janë shembuj të gjallë të trimërisë, përkushtimit dhe ndershmërisë. Sakrifica e tyre është dhe do të mbetet një udhërrëfyes për çdo punonjës policie që vesh me krenari këtë uniformë.

Familjet e Dëshmorëve janë një pjesë e pandarë e Policisë së Shtetit. Ju jeni trashëgimtarët e një sakrifice të madhe dhe ne jemi këtu për t’ju siguruar se emri dhe vepra e të afërmve tuaj do të kujtohen përherë me respekt dhe mirënjohje të thellë.

Ne, si institucion i sigurisë publike, kemi një detyrë të shenjtë: të mbrojmë vlerat për të cilat ranë Dëshmorët tanë – drejtësinë, rendin, ligjin dhe jetën njerëzore.

Uniforma e Policisë së Shtetit është simbol i kësaj përgjegjësie dhe kushdo që guxon ta cenojë këtë uniformë, do të përballet me forcën e ligjit.

Në këtë ditë përkujtimore, le të angazhohemi të gjithë së bashku, që gjaku i Dëshmorëve të na ndriçojë, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të sigurtë dhe më të bashkuar – për hir të kujtimit të tyre dhe brezave që vijnë.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!

Nderim dhe mirënjohje të pakufishme familjeve të tyre!

Faleminderit!”

Mund të jetë një imazh i 1 person, turmë, rrugë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "RENEA RENEA"

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti që thotë "POLICIA POLICIA SHTEITI"

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "SHRIPONJAT"

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambulancë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona, Varri i Ushtarit të Panjohur dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambulancë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe Varri i Ushtarit të Panjohur

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe Varri i Ushtarit të Panjohur

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "TIF SHTETIE 3 CISE POL HEM"