5 kuota për master në Akademinë e Policisë Turke, për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradën Inspektor.
Nga Qendra Arsimore për Drejtues të Nivelit të Parë në Akademinë e Policisë, pranë Akademisë së Policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Turke, gjatë vitit akademik 2025-2026 ofrohet ndjekja e studimeve për arsimin e lartë pasuniversitar (master pa tezë) në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.
Mundësitë dhe dispozitat për aplikantët:
Kohëzgjatja e studimeve është 2 vjet:
1 vit arsimim përgatitor në gjuhën turke
1 vit arsimim për Drejtues të Nivelit të Parë (roli i parë drejtues).
Kuotat e pranimit për vitin akademik 2025-2026 janë 5 (pesë) kandidatë punonjës policie me gradën Inspektor.
Kriteret e pranimit:
Të jetë punonjës policie me gradën Inspektor;
Të jetë i diplomuar në Bachelor;
Të mos jetë më shumë se 27 vjeç.
Të jetë i aftë fizikisht dhe të gëzojë shëndet të plotë.
Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati:
Fotokopje e pasaportës (me vlefshmëri të paktën 2 vjet);
8 (tetë) fotografi biometrike të përshtatshme për identifikim;
Origjinali i diplomës ose certifikatës së diplomimit, ose kopje e noterizuar në të dyja anët.Të gjitha dokumentet duhet të jenë të noterizuara.
Aplikimi bëhet pranë strukturave të Burimeve Njerëzore të Drejtorive Vendore ku aplikantët kanë vendbanimin në juridiksionin e tyre, si dhe në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Akademinë e Sigurisë.