Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
– R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;
– K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Petrelë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armë zjarri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin F. B., 44 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi dyshohet se, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjithashtu, nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj tezes të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– A. B., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– Xh. A., 59 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
—
Më datë 06.09.2022, shtetasi F. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se në rrugën “Ali Shefqeti”, e kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës, 2 shtetas, ende të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.