25 vjet bashkëpunim ligjor, profesional dhe miqësor mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.
Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, u takua përzemërsisht me homologun e tij italian, Prefektin Lamberto Giannini.
Nano: “Kënaqësi ta takoja përsëri kolegun dhe mikun tim, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, Prefekt Lamberto Giannini.
Një përqafim i natyrshëm mes miqsh tregon jo vetëm ndërveprim zyrtar dhe formal, por mbi të gjitha besueshmëri dhe respekt për punën tonë të përbashkët.
Gezuar 25-vjetorin e nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Bashkërisht jemi të vendosur të luftojmë trafiqet e paligjshme, trafikimin e lëndëve narkotike që mund të kryhet nëpërmjet pikave të kalimit kufitar tokësor apo detar, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, si dhe për të zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta për goditjen e grupeve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimit të organizuar.”
#bashkëmëtëfortë
#bashkëpërqytetarët
#poliziadistato&policiashqiptare
#guardiadifinanza
#armadeicarabinieri