1000 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e provimit të parë të maturës shtetërore

Policia e Shtetit mori masa për ruajtjen e materialeve të provimit të parë të maturës, garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditës së sotme, si dhe për shoqërimin në destinacion të materialeve pas përfundimit të provimit.

1000 punonjës policie u angazhuan në të gjithë vendin, që i gjithë procesi i provimit të ishte i qetë dhe i sigurtë, përsa i përket detyrimeve ka që Policia e Shtetit, në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Punonjësit e Policisë u angazhuan në shoqërimin dhe ruajtjen e materialeve të provimit dhe për ruajtjen e rendit pranë çdo qendre provimi.

Në të gjithë vendin, procesi u mbyll pa asnjë incident, përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin, suksese dhe në provimet e radhës dhe i fton ata që të bëhen pjesë e saj, duke zgjedhur si mundësi studimi, Akademinë e Sigurisë.