📌Policia Rrugore e Korçës e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Gjatë javës së fundit ✅është arrestuar 1 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ✅dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.
Gjatë kësaj jave janë ndëshkuar administrativisht, në total 1083 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit 2 drejtues;
✅Janë ndëshkuar 67 drejtues mjetesh për parkime të gabuara;
✅10 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅991 drejtues janë ndëshkuar për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.
udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘
zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️
vendosnirripinesigurimit✅
respektonikëmbësorët 🚶🚸




