Vlorë – Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë.
 Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi S. G., 39 vjeç, banues në Vranisht, Vlorë, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Strukturat e DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

R. Ç., 37 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar dy objekte në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse.

Si dhe janë proceduar penalisht shtetasit:

A. L., D. L., A. L. (vëllezër), pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;

F. I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;

S. M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;

G. H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. J., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

R. Xh., 29 vjeç, banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, në rrugën Krane-Qafë Botë, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. K., 79 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.