Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. Gj., 38 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 27 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. K., 30 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin në një objekt në pronësi të shtetases S. V.
Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë ndalimin e shtetasit S. T., 21 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– N. K., 37 vjeç, D. D., 30 vjeç, G. H., 45 vjeç, I. F., 27 vjeç, B. P., 21 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– M. R., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.