Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- Xh. D., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj;
- A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën një përforcues grushti.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- A. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
- A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.